Dejvi Bregu ishte padyshim një nga afrimet “big” të merkatos së verës që lamë pas. 29-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën në Europë ku luajti në Turqi dhe Poloni, për t’u rikthyer në Superiore pas 3 vitesh.
Bregu vendosi që të transferohej te Dinamo, pavarësisht zërave që e lidhnin me një kalim te Flamurtari. Newsport.al ka mësuar se për të firmosur me dinamovitët, sulmuesi 29-vjeçar ka marrë plot 100 mijë euro “cash”.
Kjo shumë e majme është marrë para firmës, duke bindur Bregun që të vishej “blu”. Kujtojmë që sulmuesi është kthyer në një pikë kyçe për “Nëndetësen” edhe pse është një prurje e re në ekip.