Vllaznia mori fitoren e dytë rresht në kampionat, me shkodranët që triumfuan 2-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore e rëndësishme që ngjit kuqeblutë në vendin e parë në klasifikim me 1 pikë më shumë se Partizani, me “Demat” që luajnë sot ndaj Teutës.
Takimi i radhës për Vllazninë do të jetë ndaj Egnatias në transfertë. Duel pretendentësh për kreun e renditjes dhe ku fitorja bëhet mëse e detyrueshme. Për këtë përballlje 2 futbollistë janë në “lutë” me kohën.
Juriç dhe Stojanovic munguan ndaj Skënderbeut për shkak dëmtimi, me mbrojtësit që ende nuk janë rikuperuar për të zbritur në fushë. Thomas Brdaric dhe stafi i tij kryqëzojnë gishtat që lojtarët të mund të jenë gati për duelin e radhës ndaj Egnatias, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në “Egnatia Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores.