238 milionë paund të shpenzuara në janar, Çelsi gati për transferimin e dy lojtarëve të tjerë këtë merkato

Çelsi po planifikon një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Lionit, Malo Guston, ndërsa shpenzuesit më të mëdhenj të merkatos së janarit do të vazhdojnë të forcojnë skuadrën e tyre këtë muaj. Blutë janë të interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit, ndërsa kërkojnë një zëvendësues të denjë për Ris Xhejmsin.

 

Lioni është i vendosur për ta mbajtur lojtarin deri në fund të sezonit, por sipas “The Telegraph”, Tod Bohli është duke planifikuar një ofertë për Guston, por ka ndërmend që zgjerojë skuadrën edhe me transferimin e një mesfushori: pronari amerikan nuk ka hequr ende dorë nga mesfushori i Benfikës, Enzo Fernandez. Por nëse nuk do të mbërrijnë dot te kampioni i botës, atëherë alternativat janë Moises Kaisedo ose Frenk Kesi.

 

Pavarësisht se blutë dështuan që të transferonin Fernandezin më herët, ata pritet të rikthehen me një tjetër ofertë për lojtarin e ri më të mirë në turneun e Katarit muajin e shkuar.

 

Por Çelsi po mendon të bëjë një ofertë të përmirësuar edhe për Kaisedon e Brajtonit, pas refuzimit të 55 milionë paundëve. Kesi i Barçës është një tjetër opsion.

Deri tani, blutë kanë transferuar për 88 milionë paund yllin e Shahtjorit, Mikhailo Mudrik, ndërsa nga Monako erdhi për 35 milionë paund Benua Badiashil dhe nga PSV-ja, Noni Maduele (26 milionë paund).

Andrei Santos u transferua në “Stamford Bridge” për 18 milionë paund nga Vasko da Gama, ndërsa David Fofana nga Molde për 8 milionë paund. Për huazimin e Zhoao Feliksit, i paguan Atletikos 9.7 milionë paund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top