Çeki – Shqipëria është një nga përballjet më të rëndësishme në Nations League që do të luhet mbrëmjen e sotme. Në “Epet Arena” në orën 20:45 do të përplasin “brirët” për 3 pikët e raundit të 3-të të Nations League.
Një takim shumë i luftuar mes dy ekipeve që kanë të njëjtën kuotë pikësh në klasifikim në grupin B1 dhe synojnë fitoren për të mbajtur hapin e kreut. Edhe historia e peërballjeve në të kaluarën nëpërmjet dy skuadarve ka treguar se spaktakli nuk do të mungojë.
Kështu në 3 përballjet direkte mes tyre, kuqezinjtë ia kanë dalë të sigurojnë 1 fitore, një barazim dhe çekët kanë triumfuar në një tjetër rast. Kështu Shqipëria ka triumfuar 3-0 në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ndërkohë në sfidën tjetër që është po e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ka përfunduar në barazim 1-1.
Nga ana tjetër çekët kanë fituar ndaj kuqezinjve në një sfidë miqësore, me Çekinë që triumfonte 3-1 ndaj kuqezinjve. Në total Shqipëria ka arritur të shënojë 5 gola, ndërkohë kanë pësuar 4 gola.