Tirana ia doli të merrte një fitore shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Pavarësisht mungesave të shumta që bardheblutë kishin sërish ia dolën të siguronin 3 pikët, ku Bajrovic shënoi golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndaj skuadrës korçare, Bledi Shkëmbi kishte 9-të mungesa. Ndreca dhe Përgjoni rikthehen nga pezullimi, së bashku me Markun. 2 të parët munguan pasi kishin plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i fundit u ndëshkua me të kuq në derbi.
Të 3 kanë shlyer pezullimet dhe do të jenë nën urdhrat e Bledi Shkëmbit. Ndërkohë klubi me shumë gjasa do të paguajë për 2 lojtarë të tjerë. Për Miçin dhe Kozin, drejtuesit pritet të paguajnë për t’i rikthyer në fushë, ndërsa Gjumsi do të jetë i pezulluar edhe për duelin me Teutën, pasi nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës u dëmua me 4 ndeshje.
Gjithashtu mungesa të sigurta janë Soler, Haxhiu dhe Ismajli, të cilët për shkak dëmtimi nuk do të mund të jenë të gatshëm as ndaj teutës. Një “lëmsh” i vërtetë dhe shumë “halle” për Shkëmbin, i cili edhe ndaj durrsakëve duhet të “arnojë” formacionin.
Kujtjomë se sfida me Teutën do të luhet ditën e dielë në “Niko Dovana”. Takim që është i vlefshëm për javën e 26-të të Superirore dhe që do të startojë në orën 17:00.