4.1 miliardë shikime, por Luiz Ejlli nuk është shqiptari më i parë në TikTok

Në premieren e ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi në RTSH u fol për maninë e shqiptarëve ndaj Tiktok e mediave sociale.

A po bëhet para? Kush ka fituar më shumë? Eksperti i IT Kallanxhi tha se në vendin tonë më shumë para ka bërë Aleks Visha, rreth 300 mijë dollarë.

A është Luiz Ejlli më i parë në Tiktok? Do zhgenjëheni por sipas të dhënave më e para në rrjet është Rashel Kolaneci.

Nga ana tjetër në program u tha se sot afërsisht 1 shqiptar sheh rreth 30 video në ditë vetëm për Luiz Ejllin.

Edhe pse është banori kryefjalë i këtij edicioni të Big Brother VIP, Luiz nuk mendon kështu për veten. Gjatë një bisede të fundit, ai u shpreh se nuk e meriton fitoren pasi nuk është imazhi i duhur.

Sipas Luizit, fitoren e meriton Kiara pasi përcjell brishtësi dhe ëmbëlsi. “E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, i tha Luizi Kiarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top