Ermiona dhe Olta, te dyja Durrsake, kanë patur debate të fοrta dje. Ermiona i është kthyer Oltës duke i mbyllur gojën.Të shumta janë videot që qarkullojnë në rrjet ku duket Ermiona që i thotë Oltës “po ik mi Olta, sa vjeç je ti, e di ti sa Oltra kam kaluar në jetë unë?”
E mesa duket Ermiona ia bëri të qartë pozicionin e saj por edhe e ka nxjerre nga vetja. Video më poshtë është pjesë e një debati ku Olta thotë një batutë…
Fiks si ato fëmijët e përkëdhelur që s’dinë as ku e lëshojnë fjalën dhe as për çfarë e lëshojnë.Siç ka thënë edhe Coco Chanel, “ka njerëz që kanë lek dhe ka edhe njerëz të pasur”, dhe ndryshimi duhet të jetë vërtetë i madh. Në fund të ditës, kush ka vërtet, nuk ndjen nevojën t’ua thotë të tjerëve me prepotencë.
Nderkohe edhe pse jashtë “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes vijon të ndjekë formatin dhe të jap mendimet e saj. Sikurse ka bërë sot.Për ata që nuk e dinë, dy të preferuarve të publikut Luizit dhe Oltës iu dha mundësia të krijonin dy grupe me banorët e tjerë me të cilët do qëndronin të lidhur me litarë. Mirëpo, Emiriona e cila ishte në grupin e Luizit u dorëzua menjëherë duke prishur lojën.
Kryetarja e grupit fitues Olta ka fituar një avantazh në lojë dhe në shtëpinë e BBVA ka mbërritur një zarf i kuq që do hapet të shtunën.
Ajo që hamendësohet të jetë brenda tij është avantazhi që asaj do i jepet për të çuar tre banorë në nominim, siç kanë bërë Dea dhe Kiara. Olta disa herë është shprehur se nëse i jepet kjo mundësi do çojë Luizin, Kiarën dhe Maestron.
Në reagimin e saj Efi shprehet e zhgënjyer që zarfi i kuq ka rënë në duart e Oltës. “Përsëri një zarf i kuq. Në dorë të Oltës. Nuk e di më thoni ju se unë nuk kam koment.”- shprehet Efi.