8 fitore rresht në kampionat, Flamurtari “tremb” Lushnjen

Flamurtari është padiksutim skuadra më e mirë në Shqipëri momentalisht. Vlonjatët prej 8 ndeshjesh nuk e njofin as humbjen as barazimin, duke kryesuar Kategorinë e Parë.

Andrea Agostinelli duket “goditja” më e zgjuar e kuqezinjve në këtë sezon. Ish-i i Partizanit ka arritur më së miri të përçojë te lojtarët idetë e tij, ndërsa ka ndërtuar një ekip të “frikshëëm”.

Lojtarë që e njohin mirë futbollin shqiptarë dhe që dinë të marrin përgjegjësi. Vlonjatët tashmë jo vetëm që fitojnë, por dhurojnë edhe “shoë” me goleada ndaj kundërshtarëve të tyre. Sfida e radhës do të jetë ndaj Lushnjes.

Një skuadër me historinë në futbollin shqiptarë, por paraqitja e Flamurtarit në këtë sezon “tremb” çdo rival. Aq më tepër kur luanjë në shtëpinë e tyre dhe për këtë lushnjarët janë në dijeni dhe trajneri Erion Xhafa pas fitores 5-0  me Kukësin, tentojnë një tjetër triumf.

Pavarësisht gjendjes aktuale që po kalojnë ekipet, a do t’ia dalë Lushnja t’i shkaktojë humbjen e dytë sezonele Flamurtarit. Gjithçka mbetet të shihet ditën e nesërme gjatë 90-të minutëshit. Takim që starton në orën 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top