Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është sulmuar nga mbështetës të Lëvizjes Bashkë teksa ecte në drejtim të Parlamentit ku ligjvënësit janë mbledhur në seancën plenare të së enjtes.
Nga pamjet e siguruara, disa mbështetës së Lëvizjes Bashkë, të cilët kanë dalë sot në protestë kundër projektligjit për rritjen e pagave, hedhin “kartëmonedha” në drejtim të ish-zv/kryeministrit.
“Hajdut! Nuk garantoni minimumin jetik. Jeni të korruptuar!” Janë disa nga thirrjet që dëgjohen.
“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit ka thirrur sot një protestë para parlamentit me parullën “Mos u ngopshi”, teksa Kuvendi pritet që të miratojë sot rritjen e pagave për presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetë dhe të gjitha nivelet e administratës publike.