Zhang hap thesin, Inter transferon yllin e Barcelonës.
Pas triumfit në Kupën e Italisë, Inter e mposhti mbrëmë Atalantën me rezultat 3-2 dhe Neroaxurët siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Inzaghit tani është e përqëndruar te finalja e Stambollit, ndërsa drejtuesit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.
Inter pritet të jetë mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe objektivi kryesorë është afrimi i një qendërmbrojtësi, për ta zëvendësuar Milan Skriniar, i cili ka arritur marrëveshje me PSG.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Andreas Christensen nga Barcelona.
Christensen u transferua te Barcelona verën e shkuar nga Chelsea me parametra zero dhe në sezonin e tij të parë me Blaugranët arriti ta fitojë La Ligan.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, danezi ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe Inter është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro.