Milani transferon fantazistin e Bundesligës, “djalli” tani nis nga puna për mesfushorin belg

Siç raporton “Sportmediaset”, Milani mund të punojë shumë në tregun e transfertave me parametra zero. I fundit që po monitorohet nga Maldini dhe Masara do të ishte ai i Juri Tilemans. Mesfushori belg sapo ka përfunduar kampionatin me Lesterin dhe ka rënë një kategori më poshtë.

I lindur në vitin 1996, kontrata e tij është gati të skadojë dhe mund të jetë një mundësi e artë për tregun e ardhshëm të merkatos. Nuk ka gjasa që Tielemans, pas rënies nga kategoria, të mund të kthehet sërish te “dhelprat”, ndaj mundësia e kalimit te kuqezinjtë për momentin përbën diçka më shumë se një sugjestion merkatoje.

KONFIRMOHET KAMADA – Fitorja me Juventusin ka certifikuar kualifikimin e Milanit për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe me siguri që diçka e tillë e bën klubin më tërheqës për shumë lojtarë.

I pari që ka besuar të ky projekt është Daiçi Kamada. Sipas gjermanëve të “Sport1”, japonezi ka arritur akordin me kuqezinjtë, duke firmosur për pesë vitet e ardhshme me 3 milionë euro në sezon. 26-vjeçarit i përfundon kontrata me Frankfurti më 1 korrik dhe do ta largohet si lojtar i lirë, duke kaluar 19 herë kampionët e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top