Irgi Kasalla është një nga shënjestrat e kampionëve të Partizanit në merkato. Mesfushori i Korabit shihet si një element premtues për të ardhmen dhe Partizani ka nisur ta monitorojë.
20-vjeçari duket gati për një hap të madh, por mbetet për t’u parë nëse Partizani do të mendojë ta afrojë menjëherë apo do të veprojë si me Kekon.
Kolela e pa mesfushorin ditën e djeshme direkt nga shkallët e stadiumit në ndeshjen Korabi-Flamurtari.