Gjendet pasardhësi i Korreas, Interi bën gati ofertën për sulmuesin që ja kaloi Mesit e Nejmarit

Folarin Balogun është objektivi i ri i Interit. Sulmuesi amerikan vlerësohet në Milano si pasardhësi i mundshëm i Hoakin Korreas, me argjentinasin që nuk bind dhe duhet të bëjë gati valixhet edhe pse mbërriti si një nga investimet më të rëndësishme të dy viteve më parë, kur Lacios iu paguan 31 milionë euro.

Balogun është në pronësi të Arsenalit, edhe pse gjatë këtij sezoni ka qenë i huazuar te Reims, me të cilin ka pasur një performancë fantastike në Ligën e Parë franceze, ku ka shënuar 20 gola, më shumë se yjet e PSG-së, Mesi dhe Nejmar.

Në qershor 22-vjeçari pritet të kthehet sërish në Angli, jo për të vazhduar në organikën e londinezëve, por për të gjetur një tjetër klub, me Arsenalin që preferon ta shesë kartonin e tij në ishull, aty ku ekzistojnë mundësitë për të paguar 40 milionë eurot që “topçinjtë” kërkojnë për të.

Shifra konsiderohet e lartë për Interin, që po përgatit një propozim prej 20-25 milionë eurosh për të joshur Arsenalin, që do të thotë fjalën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top