Sulmuesi i njohur dhe ish-reprezentuesi i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli aktiv.
Sot në ndeshjen e fundit të AC Milan këtë sezon, ish-lojtari i shumë klubeve ka zyrtarizuar para tifozëve në “San Siro” se po pensionohet nga sporti më i bukur në planet, shkruan LIG Sport
Të gjithë po qanin në “San Siro”, kjo tregon për dashurinë që patën të gjithë për ‘kingun’, kështu siç kishte dëshirë ta quanin të gjithë.
”Koha ka ardhur që unë të them, lamtumirë futboll…”, ishin fjalët e Ibrahimovic
41-vjeçari luajti në shumë klube, përfshi: Malmon, Juventusin, Interin, Milanin, Ajaxin, Barcelonën, Paris Sain-Germain, Manchester Unitedin dhe Los Angeles.