“Topçinjtë” arrijnë marrëveshjen me mesfushorin, Brightoni nën presion

Arsenali është pranë goditjes së pare në merkaton e verës. Sipas medieve angleze, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshjen personale me Moises Caicedon, që këtë sezon u aktivizua te Brightoni në Premier League.

Në klubin londinez priten largimet e Xhakës dhe Partey-t dhe drejtuesit anglezë po vlerësojnë opsionet për t’i zëvendësuar.

Në garë për mesfushorin ekuadorian është edhe Liverpooli, por lojtari dëshiron të luajë në Champions League.

Kontrata e Caicedos skadon në vitin 2027, ndaj një ofertë tunduese nga nënkampionët e Anglisë do ta bënte më të lehtë këtë transferim në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top