PSG gjen “zëvendësuesin” e Donnarumma-s në Itali

Paris Saint-Germain po mendon për Guillermo Ochoa si zëvendësuesin Gianluigi Donnarumma ose thënë ndryshe si portierin e dytë, pas aksidentit të rëndë të Sergio Rico.

Sipas raportimeve të medieve meksikane, Ochoa është shumë pranë rinovimit me Salernitana-n pas gjashtë muajsh bashkëpunim.

Megjithatë duket se 37-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e PSG-së, që duket se është gati të nisë nga puna për ta afruar meksikanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top