Elbasani është padiskutim supriza e këtij sezonit. Skuadra elbasanase në dy vite nga krijimi ka bërë të mundur ngjitjen nga Kategoria e Tretë në të Parën, teksa sezonin e ri synon ngjitjen në Superiore.
Në Elbasan janë të gjithë besimplotë te arritja e këtij objektivi dhe zyrtarizimi i Nevil Dedes në krye të skuadrës bën tifozët të ëndërrojnë. Trajneri tiranas i ka idetë e qarta, për të arritur elitën kërkon lojtarë të Superiores, pasi eksperienca e tyre do t’u jepte një shtysë.
Drejtuesit bashkë me trajnerin kanë bërë gati planin. Fillimisht do të ketë një rishikim të lojtarëve që janë pjesë e skuadrës dhe ata që janë pjesë e planeve do të mbahen, ndërsa të tjerët do të largohen.
Synimi nga Superiorja janë të gjithë lojtarët që janë pa kontratë, pasi klubi nuk kërkon të hyj në bisedime me futbollistë që janë të lidhur me skuadrat e tyre. në këtë mënyrë drejtuesit do të synonin të tranferojnë lojtarë me parametra zero, pasi në këtë mënyrë nuk do të shpenzohej shumë për blerjen e tyre.