“Topi i Artë” është një nga çmimet individuale që e merr futbollisti më i mirë i vitit. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga lotarët që e kanë fituar më së shumti këtë çmim, teksa Karim Benzema ishte i fundit qqë e fitoi.
Të tre lojtarët tashmë nuk do të luajnë në Europë, pasi CR7 që në janar iu bashkua Al Nassr, ndërsa Messi zgjodhi Inter Miamin dhe Benzema Al-Ittihad.
Por gjithsesi “Francë Football” ka zbuluar datën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia e e ndarjes së çmimeve, ku do të mësohet edhe pasardhësi i Benzemas. Të gjithë tifozët do të duhet të presin 30 tetorin për të mësuar kush do të “privatizojë” “Topin e Artë”, teksa ceremonia do të mbahet si gjithmonë në “Theatre du Chalelet “ në Paris duke nisur që nga ora 19:00.