Ernest Muçi: Trajneri pret shumë nga unë, e arritëm një herë Europianin dhe mund ta bëjmë sërish

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit. Sulmuesi tha se trajneri Sylvinho pret shumë nga ai dhe se me çdo kusht dëshirojnë kualifikimin në Euro 2024, shkruan Shikofutboll.

“Ndihem shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e listës për këto dy ndeshje. Trajneri ka besim te unë. Kam komunikuar dhe e shikoj që pret nga unë. Ëndrra jonë dhe qëllimi jonë është që të marrim pjesë në Europian.

Ndeshja me Moldavinë është e para në shtëpi në këtë edicion dhe duhet të marrim maksimumin e pikëve. Duhet të besojmë deri në fund për këtë ëndërr që e kemi të gjithë bashkë. Ia dolëm një herë dhe besoj se e kemi kualitetin t’ja dalim përsëri të shkojmë në Europian.

Ideja e lojës që trajneri ka është shumë e mirë për mua dhe për sulmuesit e tjerë. Do jem gati nëse do të thërritem që të ndihmoj ekipin në fushë. Konkurenca është diçka e mirë për çdo futbollist. Por rëndësi ka që Kombëtarja të fitojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top