Lajm bombastik nga Italia, Igli Tare te Milani. Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.
Sipas raportimeve të fundit, Igli Tare ka përfunduar në orbitën e Milanit dhe 49-vjeçari mund ta zërë vendin e lënë bosh nga Maldini.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar goditjen e parë të Tares si drejtor sportiv i Milanit.
Sipas Calcio Mercato, Tare do ta transferojë te Milani dyshen e Lazios Sergej Milinkovic-Savic dhe Mattia Zaccagni. Ky operacion do ti kushtojë Rosonerëve 60 milionë euro.