Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano. Lideri i “Forza Italia” u shtrua në spital të premten e kaluar, pasi një terapie 45-ditore disa javë më parë për shkak të pneumonisë.
Mëngjesin e sotëm vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Silvio Berlusconi (lexo: Silvio Berluskoni) lindi 29 shtator 1936 në Milano është drejtues i kompanisë MediaSet politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.
Silvio Berlusconi pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike Fininvest e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali. Duke iu faleminderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.
Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë Forza Italia, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me Popolo della Libertà dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.
Silvio Berlusconi disa herë ishte dhe është edhe sot kryeministër i Italisë. Sipas Forbes pasuria e tij vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.