Barcelona do të jetë larg stadiumit “Camp Nou” për një sezon duke qenë se stadiumi i është nënshtruar një rikonstruksioni dhe pamjet e publikuara së fundmi në rrjet, tregojnë se eskavatorët e rëndë kanë nisur punën.
Katalanasit shpresojnë që stadiumi të jetë gati për sezonin e ri me gjysmën e kapacitet, ndërkohë që hapja e plotë e tij do të jetë në sezonin 2025-2026. Stadiumi i ri i Barcelonës, do të ketë një kapacitet më të madh dhe pritet që të ketë vende për 105 mijë tifozë.
Sezonin që nis pas pak kohës (2023-2024) Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik të qytetit, “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Sezoni që sapo u mbyll, ishte i fundit në Camp Nou dhe vetëm pak javë më parë, presidenti Joan Laporta hodhi gurin e parë të stadiumit të ri.