Lajm i bujshëm nga Anglia, Nicolo Barella largohet nga Interi.
Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari është pranë largimit nga Interi.
Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Newcastle dhe Inter kanë nisur bisedimet për transferimin e Barellas.
Newcastle i ka ofruar Interit 60 milionë euro për Barellan dhe te klubi anglez janë optimist dhe marrëveshja do të arrihet ditët në vijim.