Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, e ka cilësuar fitoren e sotme ndaj Moldavisë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Euro 2024.
“Është një debutim i mirë para tifozëve. Është e rëndësishme të fitosh në shtëpi. Isha në ankth, 5 orë para ndeshjes na thanë që 20 mijë njerëz do të ishin në stadium. Jam i lumtur dhe i kënaqur për ekipin, bëmë mirë. Moldavia ishe një ndeshje e vështirë dhe nuk ishte e lehtë.
Kjo është një pikënisje, e rëndësishme është që lojtarët kuptojnë që ne kemi një mundësi që të arrijmë objektivin tonë të gjithë bashkë. Ne jemi një, se kjo është mundësia jonë e vetme për të arritur objektivin dhe nuk është e lehtë dhe është rrugë e gjatë.
Nesër është një ditë e lodhshme me një udhëtim të gjatë dhe aty do të shohim. Formacionin nuk e di, duhet të kuptojmë Ishujt Faroe, një ekip i fortë e fizik, nuk është i lehtë. Është e drejtë që kishim disa ndryshime skeme, sot ishim me 4-2-3-1
Asani? Jo vetëm sot, edhe ndaj Polonisë bëri mirë. Është e vërtetë që nuk bëri një pjesë të parë të mirë. Por mbrojtësi i tyre ishte pranë tij se trajneri i Moldavisë e dinte që ishte një lojtar i rëndësishëm dhe i bëri thuajse markim një për një”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.