Bajrami: I lumtur për golin e parë, me Sylvinhon luaj në pozicionin e preferuar

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E. Protagonist ishte edhe Nedim Bajrami, i cili do të shënonte golin e dytë.

Mesfushori u shpreh se tashmë me Sylvinhon luan në pozicionin e preferuar në skemën e preferuar ndërsa shtoi se shpreson të vijojë me golat.

“Jemi të lumtur që fituam dhe për golin e parë me Shqipërinë, kemi rrugë para dhe jemi një skuadër që besojmë dhe japim maksimumin. Edhe në ndeshjen e parë me Poloninë luajtëm mirë, mungoi goli, por tani fituam.

Vëmendja shkon te ndeshja e radhës në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Pozicioni në fushë, luani aty ku dëshironi në skemën 4-2-3-1? Është pozicioni im i preferuar, tani duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të shënoj sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top