Fitorja e ekipit kombëtar shqiptar ndaj Moldavisë, 2-0, por sidomos loja e shkëlqyer e futbollistëve, ka entuziasmuar një komb të tërë. Edhe drejtuesit kryesorë të shtetit dhe politikës kanë uruar ekipin për lojën dhe fitoren.
Presidenti i Republikës, kryeministri, liderët e opozitës, Meta dhe Basha kanë uruar në postimet e tyre ekipin kombëtar.