E BUJSHME: Fondi nga Katari blen Milanin për një shifër rekorde

Fondi nga Katari është i interesuar për blerjen e Milanit nga Garry Cardinale i cili po përballet me probleme financiare. Një vit më parë fundi Elliott njoftoi se ia kishte shitur Milanin fondit RedBird për shifrën e 1.2 miliardë eurove. Ishte një lajm surprizë, pasiqë fondi nga Bahreini Investcorp ishte shumë pranë blerjes së Milanit, por në fund klubi përfundoi në duart e Garry Cardinales.

Fondi Elliott vazhdon të zotërojë një pjesë të aksioneve dhe RedBird madje mori një kredi prej 600 milionë eurove nga Elliot për ta blerë Milanit.Një vit më pas Cardinale po përballet me telashe për të grumbulluar para për ta paguar borxhin ndaj Elliot.Shlyerja e borxhit dhe investimi në merkaton aktuale duket si një mision i pamundur për Gerry Cardinalen, duke mos harruar këtu edhe financimin e stadiumit të ri.

Zërat për shitjen e Milanit sa vijnë e shtohen dhe fondi nga Katari është duke ndjekur me vëmendje ndodhitë te Rosonerët.Bëhet fjalë për fondin i cili kontrollohet nga sheiku Sheiku Jassim i cili është pranë blerjes së Manchester United.Sheiku Jassim është i gatshëm të ofrojë 1.4 miliardë euro për Milanin, shifër të cilën Cardinale pritet ta pranojë në rast se nuk arrin ti zgjidh problemet financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top