Mbrëmje magjike për Shqipërinë. Si të mos mjaftonte triumfi spektakolar ndaj Ishujve Faroe, me rezultatin 1-3, kuqezinjtë kanë marrë edhe një asist me mjaft vlerë nga Moldavia, që mposhti Poloninë, me rezultatin 3-2. Disfata e polakëve, na katapulton në vendin e dytë, dhe i rrit ndjeshëm shanset e kualifikimit.
Grupi E, ku bën pjesën edhe Shqipëria, kryesohet nga Çekia, me 7 pikë në 3 ndeshje, e ndjekur nga Shqipëria me 6, ndërkohë që më pas renditen Moldavia me 5, Polonia me 3 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.
Në duelet e radhës, Çekia pret Shqipërinë më datën 7 shtator, ndërkohë që Polonia përballet me Moldavinë, po në këtë datë.
RENDITJA: