Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 1:3 si mysafir ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Ernest Muçi pas një solo aksioni, shkruan ShikoFutboll
Muçi realizoi me të majtën një gol të bukur pas asistit nga Myrto Uzuni. Ky ishte goli i tij i parë në fanellën “Kuqezi”.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, një më shumë se pozita e tretë, Moldavia dhe një më pak se pozita e parë, Republika e Çekisë.