“Trajneri ka sjellë pasion”, Ernest Muçi i lumtur me golin: Sylvinho na bën të ëndërrojmë

Ernest Muçi realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 1-3 të Shqipërisë përballë Ishujve Faroe. Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu në 15 minutat që luajti, teksa pas ndeshjes foli për emisionin “KUQ E ZI” në SuperSport 2. Ku ndër të tjera tha:

Jam shumë i lumtur, 3 pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Europian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj.

Mbas 4 ditësh do të rikthehem te klubi im. Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator.

Si ndihem në këtë skuadër? Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Europian”, deklaroi sulmuesi i talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top