Tjetër derbi në merkato, Inter ia rrëmben edhe një tjetër objektiv Milanit në merkato.
Pasi arriti të bindë Marcus Thuram (të hënën pritet që lojtari të firmosë kontratën e re) dhe pa hequr dorë nga ideja për të mbajtur në skuadër Romelu Lukakun, Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe ka kërkuar informacion për një tjetër lojtar të lirë, ish-sulmuesin e Lazios Lucas Romero.
Drejtuesit e klubit zikaltër kanë takuar Fali Ramadanin, agjentin e lojtarit që ishte një nga protagonistët kryesorë në Botërorin e fundit Under 20.
Ausilio ka shprehur interes për sulmuesin argjentinas, që pasi nuk rinovoi kontratën me Lazion ka përfunduar në shënjestrën e shumë skuadrave mes të cilave edhe Milanit.
19-vjeçari është një lojtar i lirë dhe për këtë arsye Interi kërkon që të përfitojë, duke plotësuar repartin e sulmit.