Milan i hakmerret Interit për Thuram.
Pasi humbën objektivin e tyre në merkato me emrin Marcus Thuram, Milani tashmë është në kërkim të një tjetër sulmuesi. Së fundmi në shënjestrën e kuqezinjve është ish-sulmuesi i Interit.
Siç raporton “Sportmediaset”, Mauro Icardi është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së Milanit. Edhe pse bëri një sezon të mirë me Galatasarayn, Paris Saint-Germain nuk është i bindur ta mbajë argjentinasin në skuadër.
Në rast të një oferte me shifrat 15-20 milionë euro, kampionët e Francës do ta linin të lire 30-vjeçarin. E papërballueshme nga Milani është rroga prej 7 milionë euro që kërkon Icardi.