Ndeshja Serbi – Shqipëri pa asnjë dyshim do mbetet në mendjen e çdo shqiptari përgjithmonë.
Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka folur për atë moment, në filmin e dedikur atij “Lorik”, ku ka kujtuar me emocion gjithçka që ndodhi në natën e dronit, shkruan Shikofutboll.
Ai thotë se në fillim se dinin që ishte nga shqiptarët, por më pas e zbuluan dhe ishin lojtarët shqiptarë ata që duhej ta largonin dhe jo serbët dhe ashtu vepruan.
“Kur filloi që droni të zbres e pamë që ishin simbolet tona. Serbët humbën kontrollen, gjithë stadiumi u fut në një lloj shperthimi, një urrejtje. Mbishkrimi thjesht tregonte realitetin, ishin simbolet tona dhe nëse ishte dikush që duhet ta largonte ishim ne, jo ata”, tha Cana teksa kujtonte momentet.