Davide Fratesi është për momentin mesfushori më i kërkuar në Itali. Futbollisti i Sasuolos ka spikatur këtë sezon jo pak teksa Interi dhe Milani janë vënë seriozisht pas tij. Megjithatë, mesfushori duket se e ka bërë zgjedhjen megjithëse pranon se gjithçka mund të
Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Fratesi shprehet se nuk lexon shumë për merkaton pasi ka avokatin e tij që merret me këtë çështje. Ai shton se gjyshja i jep lajmet ditore ndërkohë që pranon se e ka zgjedhur edhe skuadrën por pa bërë të ditur emrin.
“Nuk e shoh shpesh telefonin pasi i kam thënë avokatit tim Riso që të mbyllë gjithçka dhe të më njoftojë kur të ketë përfunduar. Është shumë strikt dhe punon shumë në fshehtësi. Gjithsesi e kam edhe gjyshen, Stefania e cila çdo ditë më përpilon një listë me lajmet ditore dhe mi çon. Fantastike!
E kam zgjedhur skuadrën ku dua të luaj por jemi në merkato dhe gjithçka mund të ndryshojë. Nuk dua të publikoj emrin pasi i kam thënë menaxherit të punojë. Do të më pëlqente të luaja me Barelën, sepse mund të rri edhe në të majtë dhe të godas me këmbën e preferuar. Ndonjëherë bëj dëm edhe me tjetrën”, u shpreh Fratesi.