Drejtori i Barcelonës niset me mision, kthehet në Spanjë me talentin që mahniti Europën

Klubet më të famshme të Europës si Real Madrid, Milan, Sevilla, Dortmund dhe Barcelona janë vendosur në radhë për shërbimet e talentit turk të Fenerbahce, Arda Guler. Por, në garën për 18-vjeçarin ata që duken më të favorizuar janë katalanasit duke qenë se kanë marrë edhe hapa konkretë për të nënshkruar me mesfushorin me tipare sulmuese.

Drejtori sportiv i Barçës, Deko ka udhëtuar drejt Stambollit për të negociuar nga pranë me drejtuesit e Fenerbahces të ardhmen e Guler. Talenti turk që në sezonin e fundit shënoi gjashtë gola si dhe dhuroi shtatë asiste në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka një kontratë që e lidh me Fenerbahcen deri në vitin 2025. Mirëpo, në kontratë ekziston edhe klauzola e lirimit nga detyrimet me Fenerbahcen dhe që ka një vlerë prej 17.5 milionë euro.

e Barcelona po mendojnë seriozisht për ta paguar këtë klauzolë në mënyrë që drejtori Deco të mos kthehet “duarbosh” nga udhëtimi në Turqi. Kujtojmë se për Guler edhe Real Madrid ishte shumë pranë, por marrëveshja stopoi në momentin kur “Los Blancos” i bënë të ditur lojtarët se do ta linin në huazim edhe për një tjetër sezon te Fenerbahce.

Por, kjo nuk është dëshira e Guler që pasi fitoi dhe u shndërrua në një lojtar shumë të rëndësishëm edhe për kombëtaren turke, kërkon të tregojë vlerat në kampionatet elitare të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top