Fillon epoka Giuntoli, Juventus transferon super sulmuesin

Javën e ardhshme, Cristiano Giuntoli do të marrë detyrën si drejtor sportiv i Juventusit.

Akoma pa u zyrtarizuar në detyrën e tij në klubin bardhezi, ish-drejtori sportiv i Napolit ka menduar për zëvendësuesin e Angel Di Marias.

Siç raporton prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”, Domenico Berardi po projektohet si pasardhësi i kampionit të Botës tek “zonja e vjetër”.

28-vjeçari i Sassuolos konsiderohet një profil perfekt për pozicionin në mbështetje të sulmuesit kryesor në formacionin 3-4-2-1.

Juventusi nuk është i vetmi klub që e kërkon Domenico Berardin. Të interesuar për liderin e Sassuolos janë prej kohësh edhe kryeqytetasit e Lazios.

Statistikat e sulmuesit italian sezonin që lamë pas në Serie A ishin vërtetë të mira.

Në 26 paraqitje me Sassuolon, Berardi arriti të realizojë 12 gola dhe asistoi 7 herë për shokët e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top