Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë bomberin e ri

Drejtuesit e kuqezinjve kanë kthyer sytë te liga spanjolle për të përforcuar sulmin.

Më konkretisht synohet ish-sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Sörloth.

Sulmuesi nordik, i cili i përket Leipzigut, i kaloi dy sezonet e fundit në huazim me skuadrën baske dhe la përshtypje të mira në San Sebastián, ku shënoi 16 gola dhe dha 3 asistime në 67 ndeshje, si dhe u kualifikua për Championsin e ardhshëm.

Përveç Milanit, pas 27-vjeçarit norvegjez janë edhe vetë Real Sociedadi (kërkon ta blejë pas huazimit) dhe Olimpiku i Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top