Trajneri boshnjak, Vahid Halilhodzic thuhet se ka ofertë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për t’u bërë përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Alain Giresse dhe njëri nga emrat e fundit që po përfolët është Halilhodzic.
Halilhodzic është një emër i njohur i futbollit dhe oferta e tij nga Kosova është zbuluar kur trajneri është lidhur edhe me një emërim te kombëtarja e Bosnje-Hercegovinës, e cila ka mbetur gjithashtu pa trajner.
Sinan Sinanovic, redaktor i portalit Sportske.ba, i cili së fundmi ka pasur rastin të shoqërohet me Halilhodzic, ka folur për mundësinë e “Vaha”-s për të marrë drejtimin e Bosnje-Hercegovicës dhe ofertat tjera sikurse ajo e Dardanëve.
“Sigurisht një nga dëshirat më të mëdha të shumicës së tifozëve të BeH është që Vaha të bëhet trajner dhe të pasojë Haxhibegiçin, dikur edhe një futbollist i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Sinanovic.
“Ajo që i intereson shumicës është qëndrimi i Vahës. Sigurisht që nuk është e lehtë që dikush si Vaha të vendosë të kthehet në atdhe pas kaq vitesh dhe të drejtojë ekipe të tilla, pasi ka kualifikuar katër kombëtare në Kupën e Botës”.
“Jo sepse nuk do, jo sepse i pengojnë kushtet financiare, por ka disa gjëra që i shqetësojnë familjen. Është më shumë një çështje familjare. Ajo që të jep optimizëm është se ka ndjekur deri në fund orarin e ndeshjeve të BiH, ka analizuar ndeshje pas ndeshje”.
“Ai është i vetëdijshëm se ka një breshëri ofertash, por edhe se është e vështirë dhe se nuk ka lojëra të lehta. Duke parë orarin, nuk jemi pa shanse. Vaha e di për këtë, si dhe njerëzit e Federatës së Futbollit”.
“Ajo që më gëzon është se janë dërguar disa sinjale nga Federata e Futbollit se duan një emër kaq të madh, një autoritet të tillë, dikë që mund të bëjë një terapi shokuese për të gjithë lojtarët dhe publikun, për të rikthyer atmosferën si në kohën e Çira Bllazheviqit”.
“Vaha ka pasur plane të tjera, ka shumë oferta, e di që Kosova po e kërkon, ka pasur edhe shumë oferta për klube. Është çështje e familjes dhe mjedisit të tij?”. “Para së gjithash, duhet të flisni me të afërmit tuaj. Ajo që është e këndshme është se ai deklaroi me vendosmëri se nuk i intereson asnjë term i natyrës financiare”, përfundoi redaktori i mediumit boshnjak.
Ndryshe, Halilhodzic ka udhëhequr klube si Lille, Rennes, Paris Saint-Germain, Dinamo Zagreb dhe Trabzonspor, ndërsa ka kualifikuar në Botëror kombëtaret e Bregut të Fildishtë, Japonisë, Algjerisë dhe Marokut.