Fillon epoka Giuntoli, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin në merkato

Në kampin e Juventusit do të jetë një ditë vendimtare pasi do të mbërrijë një Cristiano, por jo Ronaldo.

Ditën e sotme në fakt do të nisë epoka e drejtorit të ri sportiv të “zonjës së vjetër”, Cristiano Giuntoli.

Ky i fundit nuk rinovoi kontratën e tij me Napolin e cila skadonte në fund të sezonit dhe u largua pas 8 vitesh në detyrë tek kampionët e Italisë.

Giuntoli vendosi që të vazhdojë punën e tij tek një tjetër ekip me histori, siç është Juventusi.

Sot, 51-vjeçari do të zbarkojë në Torino për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, në të cilën do të përfitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuse.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e parë të Giuntolit te Juventusi.

Sipas Calcio Mercato, Giuntoli synon afrimin e Noah Okafor nga Red Bull Salzburg. Giuntoli e ka piketuar qendërsulmuesin zviceran si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic.

Okafor është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, por Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë shumën prej 20 milionë eurove për ta rrëmbyer atë nga Rosonerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top