https://www.facebook.com/watch/?v=135196012940673
Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në kualifikimet për në UEFA Champions League sezonin 2023/24.
Ekipi i Ilir Dajës mposhti mysafirët nga Bullgaria me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan LIG Sport
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Meriton Korenica në fundin e pjesës së parë. Ai festoi me një mesazh për familjen, që në fakt ishte për babain e tij.
“Këtë gol ia dedikoj babait tim, sepse ka pas një operacion të vështirë, por e kaloi me sukses. Shpresoj që ta kalojë këtë sprovë me ndihmën e Zotit”, u shpreh për DigitAlb
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, të mërkuren nga ora 20:00 dhe luhët në stadiumin “Huverpharma Arena”.