Bayerni i Mynihut po përpiqet (deri tani pa sukses) të blejë Harry Kane, sulmuesin e Tottenhamit dhe kapitenin e kombëtares së Anglisë, por jo të gjithë janë dakord për raportin cilësi/moshë/çmim. Kundër këtij operacioni është ish-lojtari i Bayernit, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, një zë që është pothuajse gjithmonë shfaqet për të kritikuar.
“Kane është i zgjuar, vrapon mirë dhe luan shumë mirë me kokë, por a është 100 milionë çmimi i duhur për një lojtar që është thuajse 30 vjeç? Është e diskutueshme”, është shprehur Matthaus në rubrikën e opinioneve në “Sky Sports”.
“Nëse Bayerni do të kishte rinovuar kontratën e Lewandowskit për tre vjet, me një rritje të pagës, do të ishte më lirë dhe do të shpëtonte një vit pakënaqësie”, tha ai, duke iu referuar sezonit të kaluar.