Lajm i bujshëm nga Spanja, Rodrigo De Paul te gjiganti italian.
Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Botërorin e Katarit ku u shpall edhe kampion bote.
De Paul sezonin e shkuar luajti 38 ndeshje me Atleticon duke realizuar 3 gola dhe 8 asistime, por Madrilenët janë të hapur ta lënë të lirë këtë verë.
Sipas portalit spanjoll El Gol Digital, Rodrigo De Paul është pranë rikthimit në Itali, pasiqë Juventus synon transferimin e argjentinasit.
Atletico kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë De Paul, shifër të cilën Biankonerët janë të gatshëm ta paguajn.