EKSKLUZIVE/ Miqësore luksi, Partizani mund të luajë kundër Çelsit

Ka shumë të ngjarë që klubi i Çelsit të zhvillojë një miqësore në Shqipëri pas dy javësh.

Aktualisht skuadra londineze, ku luan Armando Broja ndodhet në SHBA ku po kryen fazën përgatitore dhe një tur ndeshjesh miqësore, por me sa duket vizita e pronarit të tyre, Tod Bohli, pak ditë më parë në Palasë, ka dhënë “efektet” e para. Ende nuk është zyrtare, por burime të besueshme bëjnë me dije për “Panorama Sport” se gjigantët anglezë mund të zbarkojnë sërish në kryeqytet.

Ndërkaq, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi, mes të tjerave, në mbledhjen e djeshme, se në gusht do të ketë një miqësore të bujshme në kryeqytetin tonë. “Dëgjova se kemi disa surpriza të reja në gusht, ekipe ndërkombëtare, por nuk jam i autorizuar ta them emrin, do të vijnë të luajë ndeshje miqësore në Tiranë”, tha mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës.

Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për të njëjtën temë, ardhjen e Çelsit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top