Egnatia pritet të luajë një ndeshje miqësore me nënkampionët e Europës, Interin.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e klubit rrogozhinas janë në negociata të avancuara për të finalizuar agjendën e kësaj miqësoreje luksi, që pritet të zhvillohet në Itali.
Paraprakisht klubet kanë rënë dakord që testi të luhet më 13 gusht në Ferrara, por detajet do të konfirmohen në ditët në vijim.
Kjo do të ishte hera e parë që një klub shqiptar luan me Interin, ndërsa më parë ka ardhur Milani në Shqipëri për të zhvilluar një miqësore ndaj Tiranës në stadiumin “Qemal Stafa”.
Skuadra e Egnatias këtë edicion për herë të parë që nga themelimi, debutoi në garat europiane, e ku për fat të keq në një ndeshje të çmendur me plotë 8 gola pas 120 minutave lojë, u eliminua nga skuadra armene e Ararat Armeni.