Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë goditjen e rradhës.
Ditën e sotme mediat lëshuan një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje me Red Bull Salzburg për transferimin e Noah Okafor.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan ka arritur marrëveshje për goditjen e rradhës. Samuel Chukwueze shumë shpejt do të behët një lojtar i Milanit.
Në orët e fundit ka patur një përshpejtim të tratativave me Villarreal, që duket se ka arritur marrëveshjen me Furlanin dhe Moncadan dhe është i gatshëm që të pranojë ofertën e fundit të kuqezinjve, 25 milionë euro plus bonuse.
Një kompromis i arritur mes palëve, pasi spanjollët kërkonin fillimisht 35 milionë, ndërsa Milani ofronte vetëm 20 milionë.
Chukwueze ndikon shumë në merkaton e kuqezinjve, pasi zë vendin e fundit të lirë për lojtarët ekstra-komunitarë, duke bërë kështu që të shuhet thuajse përfundimisht pista Taremi.
Sulmuesi nigerian i Villarrealit mund të transferohet shumë shpejt në Milano, nesër ose pasnesër mund të bëhet zyrtarizimi, por tashmë është vetëm çështje detajesh.