Ali Kasa është zyrtarisht presidenti i ri i Erzenit. Klubi nga Shijaku nis një epokë te re nën drejtimin e biznesmenit shqiptar, i cili prej vitesh operon në Australi. Pak ditë më parë Kasa ka patur një takim me shoqatën e Erzenit dhe Bashkinë e Shijakut, që kanë patur në dorë administrimin e klubit duke arritur me ta marrëveshjen për marrjen e drejtimit të klubit të Erzenit.
Projekti i presidentit të ri është mjaft ambicioz e do të nisë që nga infrastruktura, që nis me me projektin e ndërtimit të një qëndre sportive stërvitore, e cila i është garantuar si sipërfaqe nga pushteti lokal në bashkëpunim nga Federatën Shqiptare të Futbollit.
Po ashtu pritet që Erzeni të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në skuadër, ndërkohë që projekti i është besuar trajnerit Ernest Gjoka, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën nga Shijaku. Puna do të nisë menjëherë për të kompletuar skuadrën, në mënyrë që në datën 19 gusht kur është dhe nisja e seoznit të ri, ekipi të jetë gati.
Fjala e presidentit Ali Kasa:
“Do ju kërkoja që të jeni pjesë e klubit që ta ndihmojmë skuadrën duke i dhënë sa më shumë energji pozitive, që ata të luftojnë në fushë dhe ne t’i suportojmë gjatë gjithë kampionatit”.