Inter ka vetëm një objektiv për momentin, portën.
“Zikaltërit” po presin ende për opsionin Yann Sommer, por kjo lëvizje po kthehet në një telenovelë të gjatë dhe me kalimin e ditëve, italianët po humbasin durimin.
Tani, drejtuesit e Inter-it po kthejnë vështrimin nga Premeir League dhe në “orbitën” e italianëve ka përfunduar Emiliano Martinez.
Inter po e mendon seriozisht këtë transferim dhe sipas medieve britanike, Aston Villa ka marrë ofertën e parë prej 15 milionë euro, por përgjigja e anglezëve ende nuk ka ardhur.
Portieri kampion bote ka kontratë me Aston Villa deri në verën e vitit 2027 dhe tashmë priten zhvillime të reja në ditët në vijim.