Kylian Mbappé dhe PSG janë gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje. Vendimi i klubit parizien për ta përjashtuar yllin francez nga lista e lojtarëve të thirrur për turneun japonez këto ditë, kombinuar me deklaratat e bëra disa javë më parë nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, vetëm sa konfirmojnë se ndarja tashmë është vetëm çështje kohe.
Pra, cila do të jetë e ardhmja e Mbappe? Sulmuesi, kampion bote më 2018 dhe nënkampion bote katër vite më vonë, ka në dorë një ofertë të frikshme nga Al Hilal. Sauditët i kanë ofruar PSG-së 300 milionë euro, shifër që, duke pasur parasysh situatën delikate, mund t’i bëjë francezët të heqin dorë nga xhevahiri i tyre një vit pas skadimit të kontratës.
Nga jashtë, megjithatë, ka zëra të tjera për të ardhmen e Mbappe. Disa zëra madje fusin edhe Serie A në lojë, me referencë të veçantë për Interin dhe Milanin. Por, sa shanse ka që 24-vjeçari të zbarkojë në Itali?
MBAPPÉ TEK INTERI?
Sipas ‘Sky Sports UK’, të paktën pesë skuadra janë të interesuara për të blerë Mbappe nga PSG. Megjithëse Real Madridi mbetet në “pole position”, i cili ishte afër goditjes në të kaluarën dhe tashmë mund të ketë një marrëveshje me francezin në xhep, Tottenham, Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe… Inter janë gjithashtu në prapavijë.
PSG ka çdo synim ta shesë Mbappe këtë verë për një ofertë që konsiderohet e drejtë, duke shmangur kështu humbjen e tij falas brenda një viti. Dhe oferta, siç u përmend, ka mbërritur: është ajo prej 300 milionë eurosh nga Al Hilal, absolutisht e pakrahasueshme me asnjë klub europian. Tani mbetet për të kuptuar se çfarë do të dojë të bëjë Mbappe: nëse do të qëndrojë në Evropë apo, siç bëri Cristiano Ronaldo dhe shumë kolegë, të provojë aventurën në Arabinë Saudite.
MBAPPE TE MILANI?
“Marca” shkruante disa ditë më parë: “Në Itali, PSG e di se i vetmi opsion i mundshëm do të ishte Milani. Lojtari ka thënë në raste të ndryshme që, nëse do të shkonte në Serie A, do të vishte vetëm fanellën kuqezi. Në të njëjtën kohë, asnjë ofertë nuk mbërriti në Paris nga klubi italian, i vetëdijshëm se nuk mund të konkurrojë me emrat e mëdhenj të Premier League”.
Në të vërtetë, Mbappé ka pëlqim për Milanin. Ai e tha dhe e përsëriti disa herë, duke përfshirë në fund të shkurtit, në margjinat e ceremonisë së çmimit “The Best”: “Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Kur isha fëmijë kisha një ‘babysitter’ italiane dhe kalova shumë kohë me familjen e saj, të gjithë ishin tifozë të Milanit. Kështu që falë tyre edhe unë i mbështeta kuqezinjtë dhe ndoqa shumë ndeshje të Milanit”.
Një qëndrim i riafirmuar në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në qershor, në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve të humbur nga Interi kundër Manchester Cityt: “Si tifoz i Milanit, është e vështirë të flasësh mirë për Interin, por zikaltrit luajtën mirë, duke e vënë në vështirësi City. Finalen e vendosën detajet. Fatkeqësisht, futbolli është i tillë, por Interi duhet të jetë i kënaqur me paraqitjen dhe urime City”.
PSE MBAPPÉ NË SERIE A ËSHTË E PAMUNDUR
Para së gjithash, Mbappé nuk është një lojtar i lirë. Kontrata e tij me PSG-në do të skadojë në verën e vitit 2024 dhe për këtë arsye gara e top klubeve evropiane për të fituar një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta me një çmim më të ulët se vlera e tij reale, tashmë ka filluar. Garë dërrmuese dhe e pamëshirshme për Interin, për Milanin dhe në përgjithësi për çdo ekip italian, të ardhurat vjetore të të cilëve janë dukshëm më të ulëta se ato të skuadrave të Premier League, por edhe të Real Madridit e Barcelonës.
prej 300 milionë eurosh i ardhur nga Al Hilal rrezikon t’i ngatërrojë plotësisht kartat në tavolinë. Pa harruar nënshkrimin më shumë se thelbësor të Mbappe, i cili pas rinovimit të kontratës së nënshkruar në maj 2022 fiton 72 milionë euro bruto në vit, një tjetër shifër që nuk mund të krahasohet apo kalohet nga pothuajse të gjitha klubet evropiane, përfshirë Milanin dhe Interin.
Përballë shifrave të papërpunuara, dhe faktit që prej vitesh nga pikëpamja teknike dhe ekonomike, Seria A ka zënë një shkallë më të ulët se Premier League dhe La Liga, simpatia e Mbappe për Milanin ka pak, për të mos thënë aspak të bëhet realitet. Ashtu siç vlen pak rrugëtimi i bukur i Interit, i aftë për të prekur titullin e kampionit të Europës. Mbappé në Serie A dhe në Milano, në thelb, duhet të konsiderohet jorealist.