Redon Xhixha po kalon një formë fantastike. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola sonte për Qarabag në transfertën polake të Rakow, takim ky që vlen për Champions League.
Redon Xhixha po kalon një formë fantastike. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola sonte për Qarabag në transfertën polake të Rakow, takim ky që vlen për Champions League.
25-vjeçari po përshtatet mjaft mirë te ekipi nga Azerbajxhani. Xhixha ka luajtur më parë te Laçi, sakaq ka spikatur në kryeqytetin shqiptar me paraqitjet e tij me fanellën e Tiranës.
Xhixha është padyshim lojtari i momentit te Karabak. Shqiptari udhëheq listën e golashënuesve, për sa i përket ndeshjeve kualifikuese të zhvilluara deri tani në Champions. Ish-sulmuesi i Tiranës kryeson renditjen me 4 gola të shënuara në 3 ndeshje, ndërkohë që po 4 gola ka shënuar edhe futbollisti Gunlaguson, i cili ka luajtur në raundin paraeliminator me Breidablik.