Elbasani pa “frena”, merr ish-kapitenin e Partizanit dhe sulmuesin që iku nga Vllaznia

Elbasani ka bërë dy goditje të tjera në merkato.elbasani

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Partizanit, Bruno Telushi dhe sulmuesin e Vllaznisë, Ardit Hoxhaj.

“Panorama Sport” mëson se është arritur akordi mes palëve, tani mbetet vetëm firma.

Të dy futbollistët ishin shumë pranë kalimit tek një tjetër klub në Kategorinë e Parë, por mesa duket nuk është arritur marrëveshja, duke zgjedhur të shkojnë tek verdhblutë.

Telushi dhe Hoxhaj sezonin e shkuar luajtën në Superiore, ndërsa tashmë do ti shohim një kategori më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top